Të ftuarit e Marina Vjollcës kanë diskutuar për pikat e forta të finalistes së parë të këtij europiani, Spanjës. Sipas tyre janë disa komponentë të cilët kanë bërë që Spanja të paraqitet në këtë formë gjatë turnet ku ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani

Filozofia e njëjtë që në start

Kapllani: Luajmë lojë ofensive por ditë të mbrohen mirë, kanë një entuziazëm për të arritur rezultate pozitive.

Xhihani: Ky trajner ka për detyrë që dhe grupet e moshave të kenë një filozofi loje dhe sot thyen rekord me 6 fitore në europian. Nuk ka lojtarë më të mirë se ne 2012. Jemi me lojtarë të tjerë por filozofia mbetet e njëjta, shënojnë shumë dhe pësojnë pak. E gjitha është prej filozofisë së njëjtë. Nuk është aspak rastësi

Bushi: Ka qëllim Spanja në këtë europian dhe nuk ka si të bëjnë llogari. Ata luftojnë në çdo repart. Nuk befasohet dot si ekip. Është shumë e vështirë për të kapur në befasi këtë Spanjë. Vetëm me fat Anglia mund të na kapi në befasi Spanjën.

Dominimi sjell gjithnjë sukses

Çaushi: Absolutisht po, dominojnë në mesfushë, në mbrojtje, në sulm. Karakteristika kryesore është që janë një familje. Ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, Duket se kanë të njëjtin regjim ditor. Janë një orkestër që nuk stonon.

Administrimi i momenteve më të vështira

Tafaj: Ata kanë një harmoni, një lidhje të fortë mes lojtarëve. Edhe në intervistën që bëri Albani me Luis de la Fuente, në intervistën tjetër pas ndeshjes. Disa futbollistë dhe trajneri e thonë pa kompleks që jemi ekipi më i mirë. Nuk e thotë kushdo. Harmonizimi i mirë, bashkë me grupin janë formula që çojnë tek suksesi. Janë të gjithë të barabartë që luajnë për njeri-tjetrin dhe këto rezultate nuk janë rastësi.