Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me deputetët e PS dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, vlerësoi punën e qeverisë që drejton në aspektin e modernizimit të shteti shqiptar dhe përparimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Rama ka falenderuar prokurorët e SPAK, të cilët po zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës publike, që e ka cilësuar si një turp kombëtar. Kryeministri gjithashtu foli edhe për vlerësimet që ka marrë nga Kryeministra të vendeve të Bashkimit Europian për përparimin që ka bërë Shqipëria si shtet.

Edi Rama: Puna jonë është që të vazhdojmë të këmbëngulim dhe të çojmë para këtë proces, sepse bëhet fjala për ndërtimin e makinerisë shtetërore që Shqipëria se ka pasur kurrë dhe mund ta ketë brenda këtij 10 vjeçari nëse i bashkangjitet me vullnet dhe aftësi të gjithë axhendës të përcaktuar nga diagnoza dhe rekomandimet e BE. Nuk është aspak rastësi emri që ne i kemi vënë komisioni kohë më para se ta shpjegonim sepse për të ardhur tek ideja ne kemi pasur një proces dhe i kemi ngritur vetes pyetjet si do të kordinohet shteti shqiptar.

Nuk është e mundur dhe na ka dhënë shumë kurajo procesi ‘screening’ sepse aty e kemi parë se çfarë potenciali kemi dhe çfarë është pjesa domethënëse e administratës tonë. Shqipëria ka një administratë që ka një pjesë të bardhë të rëndësishme dhe ka edhe një pjesë të zezë të cilën fatmirësisht sot arrin të meret drejtësia dhe përfitoj nga rasti t’i falenderoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe ata në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që ta zvogëlojnë atë pjesën e zezë që është një turp për të gjithë, por ama pjesa e bardhë tanimë nuk është një opinion që kam pasur pagjumësi kur ka filluar procesi i diagnostifikimit nga ideja që administrata sepse nuk e përmenda gjatë prezantimit, por në këtë proces është përfshirë një numër i madh punonjësish, ekspertësh, drejtuesish të administratës.

1746 persona që nuk kanë shkuar në Bruksel se i keni zgjedhur ne, por sipas pozicioneve në institucione dhe nuk ka pasur në gjithë këto vite një lehtësim dhe inspirim më të madh në këtë detyrë sesa rastet që nga Kryeministrat e BE apo zyrtarë të Komisionit më kanë thënë ‘uauu Shqipëria vërtet po na surprizon’ dhe kjo është një arsye domethënënse për të qenë të inkurajuar për mundësitë që kemi, por prapë se prap tjetër diagnostifikimi kanë pasur të bëjnë me ku jemi dhe tjetër koordinimi me çfarë duhet të bëjmë sepse 56 % e masave lidhen me drejtësinë. Në ato masa që lidhen me të gjitha ata institucionet te tjera të pavarura ka të bëjë me jo thjesht se sa të zotë janë njerëzit, por se sa të qartë duhet të jenë me atë që do bëjnë në bazë të një plani veprimi. Dhe plani i veprimit duhet të shtrihet në të treja drejtimet për të gjithë.

Mirëqeverisja nuk është thjesht çështje e qeverisë, është mirëqeverisja e gjyqësore, që këshillat e Prokurorisë dhe të KLGJ që janë qeveria e gjyqësori të mirëqeverisin gjyqësorin. Sa jemi sot ne të sigurtë që këto këshilla mund ta disponojë të gjithë kapacitetin dhe sa mund të lihet kjo në thjeshtë dhe vetëm ça bëjnë ata këshilla nëse Kuvendi nuk ka syrin e sovranit për ta ndjekur punën.

Ka një gjë që dua ta theksoj. Në të gjitha masat ka një rekomandim që është horizontal. Shkon nga gjyqësori tek ekzekutivi, tek mjedisi, tek zogjt e lulet, antikorrupsioni. Kjo do të thotë që lufta kundër korrupsionit është modernizim dhe detyrat janë shumë qartësisht të qarta ndëshkimin e bën drejtësia, parlamenti dhe qeveria nuk merren me ndëshkime në aspektin e ndëshkimit penal, por merren me adresimin e mekanizmave të cilat duke munguar ose duke qenë të dobët i lënë hapësirë korrupsionit./tvklan.al