Zyrtarisht mazhoranca e djathtë është shprehur të enjten se vendimi i presidentit për të mos dekretuar ligjin e ri zgjedhor është i pamatur. Në mbrojte të këtij argumentimi zëdhënësi i grupit kuvendor demokrat Aldo Bumçi shtroi dy arsye të cilat kanë sjellë këtë qëndrim të presidentit Topi.

Aldo Bumçi: “Ekspertët ligjor kanë lexuar gabim kodin dhe kushtetutën, interpretimi tjetër është që nuk kishte vullnet. Por unë nuk jam këtu për të përcaktuar cili nga këto interpretime është. Në vullnet të mirë hapësira që të lejon kodi dhe kushtetuta e bën të mundshme dekretimin e datës së zgjedhjeve pas asnjë pasojë juridike. Ne mendojmë që respektimi i afateve kushtetuese është shumë i rëndësishëm në të gjithë këto rastet. Është i rëndësishëm dhe në rastet e anëtarëve të GJL. Në shumicën dërrmuese të kandidaturave të propozuar për anëtarë të GJL nuk janë respektuar afatet kushtetuese.”

Partia më e madhe në pushtet nuk ka formuluar ende një qëndrim mbi këtë çështje. Që gjithsesi sikurse theksoj Bumçi, do kërkojë një tjetër përpjekje për konsensus me PS.

Aldo Bumçi: “Kjo është një reformë që është bërë me konsensus dhe ne dfo vazhdojmë që të punojmë me konsensus.”

Selia rozë ka ripërsritur të njëjtin qëndrim si dhe një ditë më parë. Që nënkupton një zgjidhje me mirëkuptim të shqetësimit të presidentit. Ndonëse thekson se kushtetua gjithsesi nuk shkelej.

Damjan Gjiknuri: “Nuk kemi të bëjmë më shkelje kushtetuese. Megjithatë ka një mos akordancë që tha dje dhe PS në deklarimin e saj që të korrigjohet nga Kuvendi shumë shpejt.”

Nuk dihet me saktësi se kur Kuvendi do të marrë në shqyrtim dekretin e presidentit Topi. Në kushtet kur dy partitë e mëdha që i dhanë vulën me konsensus prej 113 votash kodit të ri zgjedhor, nuk kanë ende një qëndrim konkret se si do ta zgjidhin ngërçin ligjor.

Po në ambientet politike po forcohet gjithnjë e më shumë besimi se çështja do të mbyllet me një dispozitë kalimtare në kod. E  vlefshme vetëm për këto zgjedhje që redukton afatet e dekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti i republikës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi