Komisioni i vlerësimit të ofertave për privatizimin e ARMO-s ka bërë publike rezultatet për kompanitë pjesëmarrëse në garë. Kompania amerikano-zvicerane “Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”, që dha ofertën më të madhe prej 125 milion eurosh, është renditur e para si në drejtimin e treguesve financiar, ashtu edhe të atyre teknikë, duke arritur të sigurojë një diferencë prej gati 24 pikësh me vendin e dytë Vitol dhe Euroil SHA.

Iva Tiço: “Klasifikimi përfundimtarë, në vend të parë firma “Refinery Associates of Texas” me gjithsej 93.14 pikë, Vitol Euroil SHA 69.49 pikë dhe vendi i tretë Petrofac energy developer 30.52 pikë”.

Nga 4 kompanitë që dhanë oferta për ARMO-n u kualifikuan vetëm 3 prej tyre të cilat brenda kësaj jave kanë të drejtë të ankimojnë vendimin e komisionit përpara se këshilli i ministrave t’i vërë vulën përfundimtare procesit të privatizimit./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro