Të mërkurën Këshilli i Ministrave do të miratojë buxhetin suplementar të vitit 2008. Kryeministri Berisha përpara deputetëve demokratë ka deklaruar, se shuma prej 300 milion dollarësh e këtij buxheti është siguruar falë performancës së mirë fiskale të qeverisë së tij.

Sali Berisha: “Ky buxhet suplementar nuk ka në bazë privatizimit e ARMO-s dhe të tjera. Është i tëri miradministrim dhe luftë kundër evazionit kundër kontrabandës, kundër korrupsionit. Rritja më e madhe e të ardhurave që ka ndodhur në harkun kohor 1 vjeçar në tërë historinë e vendit.”

Kreu ekzekutivit ka bërë të ditur se ka urdhëruar ministrinë e financave që buxheti për vitin 2009 të çohet në parlament për miratim më herët se çdo vit tjetër./tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka