Kryeministri zbatimin e Reformës në Drejtësi e sheh si shumë të rëndësishme, jo vetëm për të larguar nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por mbi të gjitha për t’i dhënë fund zvatjes dhe zaptimit të pronës së qytetarëve nga këta gjyqtare dhe gjykata.

I pranishëm në inagurimin e zyrave të reja të Agjencisë së Trajtimit të Pronës, Rama fajëson Gjykatën Kushtetuese që po cënon ligjin e ri të pronës, duke anashkaluar rekomandimet e Komisionit të Venecias të kërkuara nga vetë kjo trupë gjyqësore.

Sipas Kryeministrit, ligji i ri i Pronës i hartuar nga qeveria e tij do t’i japë zgjidhje njëherë e mirë çështjes së kthimit dhe kompesimit të pronës publike, çështje që është dhe një nga kriteret e vendosura nga BE për integrimin në këtë familje.

Tv Klan