Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit. Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri Rama shkruan se anëtarësimi në këtë qendër kompleton pjesëmarrjen të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë për mundësimin e një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, dizinformimit dhe manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

“Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, shkruan kryeministri Rama.


/tvklan.al