Mesfushori Declan Rice tha se përfaqësuesja angleze është e uritur për të patur sukses në finalen e Europianit ndaj Spanjës që do të luhet të dielën në Berlin dhe do të transmetohet në Tv Klan.

Rice deklaroi se të gjithë janë gati për këtë sfidë të rëndësishme që në 2021 në Londër e humbën ndaj Italisë.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për vendin tonë. Nuk duam të flasim vetëm për faktin se po luajmë një tjetër finale dhe jemi të lumtur për këtë, por duam që të jemi ekipi që do ta fitojmë”.

Declan Rice ishte mes futbollistëve anglezë që luajtën në finalen e Europianit të kaluar dhe natyrisht që disfata peshon ende.

25-vjeçari i cili aktivizohet me Arsenal në Premier League është një titullar i padiskutueshëm tek Anglia dhe ka luajtur të gjitha ndeshjet e deritanishme në Euro 2024 pa u zëvendësuar.

Declan Rice dha pasimin për gol për Saka në ndeshjen me Zvicrën.

Tv Klan