Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Presidenti i KE Roman Prodi ka mbyllur takimet zyrtare në Tiranë, me shefin e diplomacisë shqiptare Ilir Meta. Pas bisedës me dyer të mbyllura, zoti Prodi e cilësoi çeljen e negociatave për Stabilizim Asocimin, një gur themeli midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. AI përshëndeti bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, duke kujtuar edhe njëherë, se mbeten në fuqi kërkesat e BE.

Ndërkohë i informuar për sherrin në Parlament, Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta, ka shprehur sigurinë, se kjo nuk do të ndikojë në vazhdimin e rrugës së reformave.

Ilir Meta:- “Mendoj, se kjo është një ditë e rëndësishme është një ditë historike për vendin, nuk është një ditë as për të kaluar në eufori dhe as për të kaluar në nervozizëm, por është një ditë që i fton të gjitha forcat politike në qeveri dhe në opozitë dhe të gjithë aktorët e shoqërisë sonë dhe gjithë qytetarët, për më shumë përgjegjësi, në mënyrë që kjo derë që është hapur sot, të mbetet përgjithmonë e hapur për vendin tonë, në mënyrë që reformat të ecin më para dhe në mënyrë që të gjithë të përfitojnë nga ky shans i madh duke mos e kuptuar këtë proces, si proces në favor apo kundër ndonjë force politike, por si proces madhor për të ardhmen e vendit tonë”./tvklan.al

Gazetare – Eva Paja