Filloi Europiani…të gjithë sytë te Klani! Programet në TV dhe radio për “Euro 2024”

Euro 2024/ Nga maskota tek kënga zyrtare e këtij kampionati emocionues

Euro 2024 në Klan Radio vjen me surpriza, kuriozitete dhe një parashikues!

Euro 2024 nuk do të vijë vetëm në ekranin e Tv Klan, por edhe në Klan Radio. Të gjitha emocionet  e ndeshjeve do të transmetohen për dëgjuesit që nuk munden të ndjekin ndeshjen përmes ekranit. Ardit Murataj dhe Suada Daci do t’i shoqërojnë me çdo zhvillim, por jo vetëm. Dy moderatorët  zbulojnë për “Rudina” disa nga surprizat e Klan Radio.

Suada Daci: Për të gjithë ata që janë në punë dhe që ndodhen nëpër makina, ju e dini që Tirana ka shumë trafik kështu që në momentin që presin t’i shikojnë ndeshjet në televizor, do të jemi ne të dy që do të tregojmë gjithçka, pra do të nisë programi…

Rudina Magjistari: Në çfarë ore?

Suada Daci: Jemi përgjatë gjithë ditës që ka ndeshje, në fillim të ndeshjeve, pastaj fillon ndeshja, ne do ta shikojmë. Në momentin që ka një gol, do futemi ne të dy.

Ardit Murataj: Futem unë, them “u bë gol”. E gjithë pjesa e radios u konceptua për të qenë shumë më pranë atyre personave që nuk munden ose që nuk i lë gruaja të shohin ndeshjen në televizor, mund të jenë tek ne gjatë gjithë kohës dhe realisht do të marrin çdo lloj informacioni të mundshëm, por ndryshe nga Genti dhe Viola të cilët do të fokusohen ndoshta pak më shumë në pjesën e analizës dhe serioze, ne kemi menduar që ta sjellim në një formë… nuk do të thoja duke mos i dhënë rëndësinë e duhur por duke u kapur pak edhe tek ato kuriozitetet, gjëra të cilat janë gjithë kohës. Po shpresojmë shumë që të kemi një parashikues tonin sepse duhet të ketë ndonjë parashikues, ndonjë kafshë, papagall që të zgjedhë. Shpresojmë që parashikuesi ynë të jetë i saktë, pse jo?

/tvklan.al

Snacks/ 5 receta të shpejta, për të shoqëruar këtë kampionat të futbollit