Teksa e vlerëson Anglinë si pretendente për të fituar Euro 2024, Kastriot Çaushi është i mendimit se në takimin e zhvilluar këtë të diel me Serbinë, ajo u gjend përballë një muri.

“Po të ishte ndeshje boksi besoj do dilte barazim. Serbët patën 3-4 raste shumë të pastra. Anglia kjo është, ka lojtarë të jashtëzakonshëm, është pretendente. Unë jam me Francën, për cilësinë që ka, por dhe Anglia është pretendente. Por sot ka qenë përpara një muri shumë të fortë. Pjesa e dytë ka qenë pothuajse e Serbisë me lojën që ka bërë. Anglia nuk është e përgatitur akoma psikologjikisht, ka akoma shumë fushë për të ecur përpara”, tha Çaushi, i ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Kujtojmë se Anglia triumfoi minimalisht ndaj Serbisë, 1 me 0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, në Euro 2024./tvklan.al