Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Deputetët janë ndarë me sherr me njëri-tjetrin në seancën e fundit të parlamentit për vitin 2000. Interpelanca me Ministrin e Rendit Ilir Gjoni, e kërkuar nga deputeti demokrat Arbnori është shndërruar në shkëmbim akuzash mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Në argumentet e tij për sjelljen e policisë ndaj protestuesve për ngjarjen e Tropojës dhe ndalimin e kryetarit demokrat Berisha, Ministri i Rendit Gjoni tha, se disa nga personat që sulmuan me armë komisariatin e Tropojës, dyshohet të jenë fshehur në selinë e PD dhe të kenë udhëtuar me eskortën e Berishës në mesnatën e 28 Nëntorit. Ministri Gjoni e ftoi opozitën të monitorojë punën e Ministrisë së Rendit, ndërsa deputeti Arbnori akuzoi policinë për keqtrajtimin e dy mijë protestuesve demokrat./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame