Konsorciumi amerikano-zviceran që shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarisht pronari i ARMO-s ka bërë të ditur për median planin mbi zhvillimin e kompanisë së naftës. Drejtori ekzekutiv i këtij konsorciumi Rezart Taçi, deklaroi se pas privatizimit nuk do të ketë të pushuar nga puna dhe se synohet që çmimi i naftës në vend të pësoj ulje.

Rezart Taçi: “Ne si konsorcium kemi vendosur  mos të ketë asnjë largim nga puna, jo vetëm kaq por për shkak të investimeve të shumta që ne do realizojmë në kompaninë ARMO, parashikojmë rimarrjen në punë të punonjësve të tjerë dhe staf të ri, që në muajin e parë të fillimit të punës, do ketë një rritje pagash prej 30% për të gjithë punonjësit e stafin”.

Burime nga konsorciumi konfirmuan për TV Klan se gjithë shuma prej 125 milion eurosh për privatizimin  e ARMO-s do të derdhet në arkën e shteti me një këst të vetëm 24 orë pas ratifikimit nga parlamenti. Ky konsorcium është renditur i pari në garën për privatizimin e ARMO-s pasi bëri ofertën më të mirë financiarë dhe teknike./tvklan.alGazetari: Fjorald Zguro