Policia ka zbardhur ngjarjen e pasdites së të mërkurës në zonën e Valiasit në Kamëz, ku persona të paidentifikuar grabitën dy persona. Fillimisht policia dyshoi se mund të ishte ngjarje e stisur, por nga hetimet rezultoi se ishte grabitje me armë zjarri.

Punonjësi i një argjendaria kishte lënë takim për shitjen e një varëse flori. Luis Balliu kishte kishte komunikuar në rrjete sociale me disa persona dhe kishte rënë dakord që t’u shiste varësen për 800 mijë lekë të reja. Ata kishin lënë takim në zonën e Valiasit, ndërsa punonjësi i argjendarisë duke pasur varësen me vlerë të lartë mori edhe shokun e tij, efektiv policie në komisariatit nr.4.

Sapo kanë mbërritur në vendin e kërkuar nga klienti, një automjet tip “Volksvvagen” me ngjyrë të zezë me targa të huaja ka ndaluar pranë tyre. Nga mjeti mësohet se kanë dalë dy persona të maskuar, me kapuç dhe shall. Njëri prej tyre mbante në dorë një automatik, me të cilin ka qëlluar në ajër për të frikësuar punonjësin e argjendarisë dhe efektivin e policisë.

Autori tjetër më pas ka hapur derën e makinës ku ndodheshin dy shokët dhe ka marrë varësen e floririt. Pas grabitjes punonjësi i argjendarisë ka shkuar në komisariatin nr.5 ku ka bërë dhe kallëzimin. Mësohet se ai ka qenë jashtë orarit të punës ndërsa ka pasur me vete pistoletën e shërbimit, por nuk e ka përdorur. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë që dyshohet se i përket automatikut të autorëve. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Klan News