Seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij është shtyrë për në datën 30 Tetor.

Shkak u bë kërkesa e palës mbrojtëse, për më shumë kohë për të përgatitur konkluzionet. Pas leximit të pretencës nga ana e Prokurorisë, e cila kërkoi 64 vite burg për të pandehurit, këtë të martë ishte radha e mbrojtjes të shprehte qëndrimin e saj.

Ndryshe nga një javë më parë, kur seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve, këtë herë ata ishin të gjithë të pranishëm në sallë të gjyqit.

Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policie rrethuan Gjykatën e Krimeve të Rënda.

/tvklan.al