Spanja, për herë të parë në histori, ka mbajtur një portë të paprekur në një turne të madh ndërkombëtar (Kupa e Botës+Euro).

Në 3 ndeshjet e zhvilluara iberikët arritën të shënonin 5 gola, teksa nuk pësuan asnjë.  Asnjë skuadër nuk e regjistroi një statistikë të ngjashme në këtë Euro 2024.

Për sa i përket sfidës me kuqezinjtë, UEFA ka zgjedhur si lojtarin e ndeshjes 24-vjeçarin Ferran Torres.