Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Spartak Ngjela kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, ka dhënë një konferencë për shtyp, për të bërë një përmbledhje të programit të tij të parashtruar gjatë fushatës elektorale. Ngjela ka theksuar në një konferencë për shtyp, se Tirana me burimet që ka dhe me vazhdimin e lëvrimit të fondeve, duhet të ketë patjetër ujë pa ndërprerje.

Ngjela ka theksuar se kooperacioni italian ka dhënë një kredi për ujin, e barabartë prej 30 milion eurosh. Janë gati për të furnizuar Tiranën, uji i Bovillës dhe i Shën Mërisë, ka vazhduar më pas Ngjela.

Spartak Ngjela:- “Atë që duhet ta kisha thënë që ditën e parë, më duhet ta them sot. Kooperacione italiana, që ka dhënë kredinë e ujit për Tiranën, prej 60 miliardë liretash, do të thotë 30 milion euro, e ka përfunduar të gjithë çështjen e ujit. Tirana rri pa ujë, sepse është tregu më i madh i shitjes së ujit që vjen nga importi”./tvklan.al