Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas përfundimit të dy takimeve të fundit të skuadrës tonë përfaqësuese për Euro 2000, këtë javë rinisin ndeshjet me javën e katërt të kampionatit kombëtar të futbollit. Renditja pas tri javëve të zhvilluara është kjo. Tirana-Tomorri me 7 pikë, Teuta 6, Bylis 5, Shqiponja, Vllaznia, Partizani, Lushnja me 4 pikë, Shkumbini, Elbasani 3, Dinamo 2 pikë, Flamurtari dhe Apolonia mbyllin renditjen me nga 1 pikë.

Për javën e katër kalendari i takimeve është ky, Lushnja-Bylis gjyqtar Alban Janko Tiranë, Aolonia-Shkumbini gjyqtar Lulzim Guzja Tiranë, Elbasani-Partizani gjyqtar Prek Pjetrushi Lezhë, Shqiponja-Tomorri gjyqtar Zeqir Kongjini Patos, Dinamo-Teuta gjyqtar Luan Zylfaj Tiranë./tvklan.al