A është ekrani një iluzion bosh, jua tregon akti i këtij qeni


Një qen është filmuar nga i zoti, duke lëpirë ekranin e televizorit. Kjo pasi në ekran po shfaqeshin pamje të disa copave bacon. Kjo e ka bërë kafshën, që të kënaqet me iluzionin e asaj, që sheh në tv.

“Shiko, se kemi 100 punë”, fiton në portal për infermiere, s’merr përgjigje


Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një qytetare, e cila ka mbaruar studimet për infermieri dhe i është nënshtruar konkurrimit në portalin “infermierë për Shqipërinë”.

Denoncuesja: Përshëndetje! Unë kam mbaruar universitetin për Infermieri të Përgjithshme, kam mbaruar edhe masterin gjithashtu. Kam aplikuar te portali Infermierët për Shqipërinë dhe aty kam fituar, jam në listë e mbi 100. Dosja ime ishte në Durrës, vendi që më interesonte ishte Spitali i Durrësit. Prisja vendet vakante, shikoja në sistem që dilnin vendet vakante, ndërkohë që mua nuk mjë lajmëronte asnjë. Unë i kam shkruar drejtorit pastaj u kam shkruar sekretareve, të gjithëve që merren me këtë punë dhe më thanë që “do të njoftohesh së shpejti, qëndro në pritej”, dhe më pas më njoftuan në datën 27 mars.

Ajo thotë, se ka dalë fituese afër vendit 100 dhe ka qëndruar në pritje për vend pune. I interesonte spitali i Durrësit, por asnjëherë nuk u thirr për vendet vakante, që shpalleshin aty. Vetëm për një vend në Shijak.

Gazetarja: Pra flasim gjithmonë për operatorin e kujdesit shëndetësor Tiranë.

Denoncuesja: Po Tiranë! “Vetëm Shijaku është për ty” tha dhe “e ke provizor”, i thashë që nuk më intereson provizori. Ishin katër vende të lira për Spitalin e Durrësit. Nuk u njoftova për asnjë nga vendet, u njoftova vetëm për Shijakun.

Pasi nuk mori asnjë thirrje, vendosi të kthehet në fshatin e saj të lindjes, në Peqin, duke qenë se mësoi, se kishte një vend të lirë pune.

Denoncuesja: Më tej thashë, ok do të ndryshoj qytetin, do të shkoj në një qytet tjetër, ku mund të ketë një vend të lirë. Kështu që vendosa të kthehem në vendlindjen time, nga qyteti vendosa të kthehem në fshat meqë ishte një vend i lirë. Tani kam gati tre muaj që po kërkoj transferimin e dosjes nga Tirana në Elbasan.

Denoncuesja: Shkoj në Elbasan dhe më thonë që duhet ta sjellë Tirana. Vij në Tiranë thonë që duhet ta marrë Elbasani. Unë tani po kërkoj transferimin e dosjes dhe të futem në punë, se nuk e kam edhe të lehtë, kam bërë pesë vite, kamë dalë me rezultate shumë të mira dhe të rri në shtëpi është pak gjynah, të hy në profesion tjetër nuk e kam të lehtë.

Kërkoi transferimin pranë Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe nuk po merr përgjigje prej gati dy muajsh. Kur u interesua, i thanë, se njoftohet vetëm një grup, pasi janë shumë fitues dhe nuk mund të thirren të gjithë.

Punonjësja: Ke dërguar dhe e-mail ti?

Denoncuesja: Po, kam dërguar dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje, gjë, që ju e keni për detyrën të ma ktheni një përgjigje.

Punonjësja: Nuk ke marrë përgjigje?

Denoncuesja: Jo, s’më ke kthyer asnjë përgjigje dhe vendet vakante shpallen në Durrës, I shikoj në sistem dhe mua s’më njoftoni.

Punonjësja: Besoj ju kam kthyer përgjigje.

Denoncuesja: Të lutem, vetëm një herë më ke kthyer përgjigje.

Punonjësja: Nuk ka shkuar deri tek 100-ta dhe thirrja e fundit ka qenë data 9 prill, thirrja tjetër ka qenë data 9 maj. Në një kohë tepër të shkurtër pse do të thirren 140 vetë sa jeni ju. Se dhe ne kemi një sallë bëjmë thirrje për 7 njësi vendore, Dibër, Bulqizë, Mat, të gjitha në një vend dhe kemi njëfarë logjike që për 10 vende do të thërrasim 400 vetë, por nuk mund t’i thërrasim të 700-të të Tiranës. Më kupton? Dhe kësaj radhe në Durrës nuk të ka ardhur data 9 maj sepse tre vende vakante provizore janë thirrur vetëm 60 vetë.

Denoncuesja: 60 të përzgjedhurit! Ne të tjerët s’ka gjë!

Problemi tjetër i të resë, është, se nuk po transferohet dosja nga Njësia e Tiranës në Elbasan. Përgjigja e Operatorit është, se duhej të ngrihej komisioni dhe procedura zgjat. Po mbi të gjitha, kanë shumë punë e nuk mund të merren me përgjigjet e të internuarve.

Punonjësja: Është ngritur komisioni të enjten. Mblidhet komisioni këtu i dërgohet qendrorit. Qëndrori ia dërgon Elbasanit, Elbasani na e kthen përgjigjen neve. Pra janë disa hapa që…

Denoncuesja: Dakord, por tre muaj?

Punonjësja: Në momentin që do e nis tek qendrori do të njoftoj.

Denoncuesja: Po pse nuk është nisur më përpara?

Punonjësja: Do të të njoftoj. Shiko se edhe ne kemi 1000 punë kemi o tii…

/tvklan.al