Ndeshja e fundit e kampionatit Dinamo-Partizani do të vendosë ekipin kampion të këtij sezoni. Skuadrat kryesuese të Superligës kanë fituar sfidat respektivisht 3-0 ndaj Vllaznisë dhe 2-0 ndaj Skënderbeut që e mbylli takimin në stadiumin Qemal Stafa me 8 lojtarë.

Një fitore bindëse e ekipit të vendit të parë Dinamos, që në pjesën e dytë realizoi 3 gola me anë të Ishkës, Pemës dhe të riut Daja. Rivali për titullin Partizani, ka menduar për suksesin që në pjesën e parë ku fillimisht Muzaka dhe pas pak minutash Bakaj mposhti portierin Llani të Skënderbeut.

Edhe Besëlidhja ka rënë përfundimisht nga kategoria e parë pas humbjes 2-0 me Besën, ekipi kavajas deri më tani merr pjesë në Interttoto. Është përcaktuar përfundimisht Teuta dhe Kastrioti si skuadër në zonën e Play off. Teuta ka hedhur hapin e parë drejt shpëtimit duke mundur pas 2 vjetësh Tiranën në fushën e saj me rezultatin 2-1 në ndeshjen e fundit të Indrit Fortuzit.

Kjo është disfata e 4 radhazi e skuadrës së Sulejman Memës në kampionat, Kastrioti është ende në lojë për të qëndruar në Superligë  edhe pse u mund keqas 5 me 1 në fushën e Elbasanit. Goladën e nisi mbrojtësi Gallo i skuadrës  krutane i cili dërgoi gabimisht topin në portin e tij.

Suksesi me Kastriotin është fitorja më e thellë për elbasanllinjtë. Në krye të renditje së kampionatit është Dinamo me 67 pikë e ndjekur nga Partizani me 65, mbyllin tabelën Besëlidhja dhe Skënderbeu./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe