Klubi italian e shkarkon pak orë më vonë

Lecce mori vendim drastik pas gjestit antisportiv të trajnerit Roberto D’Aversa.

Skuadra e Serisë A ku luan edhe shqiptari Ylber Ramadani e shkarkoi D’Aversën, pasi goditi me kokë një lojtar kundërshtar në përfundim të sfidës me Veronën që u zhvillua të dielën.

Klubi nga Pulja e dënoi menjëherë këtë veprim, ndërsa largimi i trajnerit u komunikua mëngjesin e së hënës. Për Roberto D’Aversën pritet edhe vendimi i Komisionit të Disiplinës.

Tv Klan