Manchester United ka arritur akordin me PSG-në për të firmosur me mesfushorin Manuel Ugarte.

“Djajtë e kuq” do të paguajnë 50 milionë Euro si fillim, por akordi mund të kapë shifrat 60 milionë Euro, duke përfshirë edhe bonuset, raporton Sky Sport.

Ugarte ishte objektivi kryesor i mesfushës gjatë kësaj merkatoje verore.

PSG kërkoi si fillim 60 milionë Euro pa përfshirë bonuset në bisedimet me klubin anglez. Kjo ishte shuma që parisienët i paguan Sporting Lisbonës verën e kaluar.

Por kompromisi u arrit nisur nga dëshira e të gjitha palëve për të finalizuar kalimin.

Uruguajani do t’i bashkohet United vetëm pas një viti qëndrimi në “Park de Prins”.

Në sezonin 2023/2024, ai u aktivizua vetëm në 21 takime, ndërsa trajneri Luis Enrike nuk e ka grumbulluar me ekipin.

Spanjolli nuk e konsideronte lojtarin si pjesë të projektit dhe ia bëri të qartë se ai do të vuante që të luante rregullisht nisur nga opsionet që tekniku kishte në mesfushë.

Klan News