Velipoja ka pritur kampionatin e futbollit në plazh.

Sportistë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në aktivitetin që u zhvillua për herë të parë. Ky organizim synon jo vetëm promovimin e këtij sporti por edhe të natyrës dhe vijës bregdetare të vendit tonë.

Në kampionatin e futbollit në plazh morën pjesë 8 ekipe ndërsa trofeun e ngriti ekipi i Velipojës.

Klan News