Një atentat i ri trondit Tropojën. Dje rreth orës 19.30 janë qëlluar me armë zjarri, automatik kallashnikov teksa po udhëtonin me automjetin e tyre Fatmir Haklaj 30 vjeç, Sami Kërnaja 32 vjeç dhe Jaho Salihi Mulosmani 27 vjeç të tre të padënuar më parë. Për pasojë kanë gjetur vdekjen në vend dy të parët ndërsa i treti është plagosur rëndë dhe është shtruar në spitalin e qytetit të Tropojës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujan afër shtëpisë së Jaho Salihit për të cilët ishin drejtuar tre shtetasit e mësipërm. Ndaj Fatmir Haklajt ky është atentati i katërt që pas emërimit dhe lirimit të tij nda detyra e shefit të komisariatit së Tropojës. Pas atentatit 3 muajve më parë ndaj tij ku ai dhe një shtetas tjetër u plagosën ndërsa dy vetë gjetën vdekjen, në Tropojë u dërguan forca të reja dhe u bë riorganizimi i Komisaritit për rivendosur autoritetin e humbur të ligjit .

Policia ende nuk ka të dhëna të sakta për autorët dhe motivin e ngjarjes së rëndë e cila ashtu si dhe tre muaj më parë ka tronditur Tropojën. Efektivi i policisë së qytetit në bashkëpunim me forcat speciale të dërguara mbrëmë në terren, po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ende nuk mund të thuhet nëse atentati ndaj Fatmir Haklaj ka ndonjë lidhje me njëri -tjetrin dhe nëse autorët e tyre janë të njëjtët./tvklan.al