Alban Xhihani në studion e emisionit “Kampionët” shprehu mendimin se në këtë kampionat europian kanë shkuar larg ekipet të cilat kanë pasur performancën më të mirë.

Sipas tij ishte e pritshme që sot të kualifikohej Anglia dhe se Tre Luanët janë me meritë në finale

Xhihani: Kam përshtypjen që gjithë Europa ka pritur këtë finale. Në këtë europian të gjitha rezultatet kanë qenë sipas parashikimeve. Një europian që u jep meritat të gjitha emrave të mëdhenj apo skuadrave që kanë performuar më mirë. Spanja ka pasur një rrugë me ekipe me të vështira, Anglia diçka më pak. Po asistojmë në një kampionat evropian ku meritat do t’i marrin sipas vlerave që kanë treguar. Meritat shkojnë për Anglinë sot dhe të dielën do të shikojmë se çfarë do të ndodhi.

/tvklan.al