Ylli i Anglisë Phil Foden shpreson se është shkruar në letra se Anglia do të fitojë Euro 2024 këtë verë. Për ta konfirmuar, bashkë me partneren e tij, ai shkoi te një fallxhore. Mesfushori 24 vjeçar mbylli një sezon të jashtëzakonshëm te Manchester City, ku fitoi titullin e katërt radhazi me klubin, si dhe u shpall “Futbollisti i vitit” në Premier Ligë.

Foden shpreson që këtë verë të përfundojë pritja 58-vjeçare e “tre luanëve” për të arritur një triumf të madh të turneut. Ai ka një dëshirë të madhe për të ditur se çfarë e ardhmja i rezervon, ndaj zgjodhi të lexonte letrat me partneren e tij Rebeka Kuki, pak ditë përpara se të nisej drejt Gjermanisë, raporton tabloidi ‘The Sun’.

Fallxhorja këtë vizitë e komentoi në rrjetet sociale, ku këmbënguli se ajo nuk do të tregojë se çfarë i tha yllit të ‘Citizens’. Trajneri Gareth Southgejt e vlerëson mesfushorin, por është e paqartë nëse ai do të luajë titullar. Përballja e parë e ‘tre luanëve’ në Gjermani 2024 do të jetë kundër Serbisë më 16 qershor.

Klan News