Publikohen notat e provimit të Matematikës për Matura Shtetërore 2024. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital në faqen e qendrës së shërbimeve arsimore.

Sipas të dhënave në këtë provim kanë hyrë në total 26,683 maturantë. Prej të cilëve 701 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur në këtë provim. Në krahasim me vitin e shkuar ka rëduktim të ndjeshëm të mbetësve, pasi në maturën e vitit 2023 ishin në total 1549 maturantë që kishin marrë notën 4.

Ndërsa 242 maturantë kanë arritur të marrin pikët maksimale dhe janë vlerësuar me notën 10,  duke rezultuar ekselentë. Ndryshe nga vitet e tjera rezultatet e provimit të matematikës kanë patur rritje cilësore. pasi edhe ekselentët janë në rritje në krahasimme vitin e shkuar që ishin 238 ekselentë.

Kalueshmëria për provimin e matematikës është 97.37% ndërsa nota mesatare është 6.79, duke u rritur në krhasim me vtin e shkuar që ishte ishte 6.65.

Pavarësisht uljes së numrit të mbetësve, niveli dobët mbizotëron te maturantët pasi, rreth 50% e tyre janë vlerësuar me notën 4.5 deri në  6.5. Maturantët deri më tani kanë marrë notat e tre provimeve të maturës, pasi veç Matematikës më herët kanë dalë edhe notat e Gjuhës së Huaj si dhe të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërkohë që në fillim të muajt Korrik pritet të dalin notat e lëndës me zgjedhje.

Maturantët pas marrjes së rezultateve të maturës në fund të muajit korrik do të plotësojnë formualarin A2 ku listojnë 10 degët që duan të studiojnë në universitet.

Klan News