Zvicra e nisi me fitore kampionatin europian! Helvetët triumfuan me rezultatin 3-1 kundër Hungarisë në Këln.

Nga minuta e parë luajti mesfushori Granit Xhaka, ndërsa Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari u lanë në stol nga trajneri Murat Jakin.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12 nga Duah. Në fund të pjesës së parë, Aebisher realizoi rrjetën e dytë për Zvicrën.

Hungarezët shkurtuan disavantazhin në të 66 me Vargan. Në pjesën e dytë u pa një skuadër më kërkuese, e më luftarake.

Por helvetët u mbrojtën mirë pavarësisht presionit të kundërshtarëve dhe vulosën fitoren në shtesë me Embolon.

Zvicra shkon në 3 pikë, ashtu si edhe Gjermania në Grupin A.

Ekipi i Xhakës dhe Shaqirit do të përballet të mërkurën me Skocinë, ndërsa Hungaria ndeshet me Gjermaninë.

Klan News