10 shoferë kanë rënë në prangat e Policisë Rrugore të Tiranës javës që po lemë pas. Ata janë arrestuar për drejtimin e makinës nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, korrupsion, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe dhënies së makinës pa leje drejtimi.

“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (23.06.2024 – 29.06.2024) Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

10 Arrestime dhe procedime penale: 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 2 persona për pa leje drejtimi. 2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. 1 person u proceduan  për korrupsion aktiv. 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike”, njoftoi policia.

Po ashtu janë marrë mbi 14 mijë masa administrative.

“Masat administrative: 14.785 masa administrative të vendosura, mesatarisht 2,112 në ditë.  57 masa për xhama të zinj. 2.217 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 528 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. 1.045 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. 18 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”. 1.330 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve. 4.650 masa për qëndrim të gabuar. 970 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169”, njoftoi policia./tvklan.al