Ditët e gjata, moti i ngrohtë dhe pushimet të japin ndjesinë sikur çdo monedhë e harxhuar të vret xhepin. Një kafe më shumë, një blerje impulsive apo disa fundjava pushimesh mund të jenë ca shpenzime më shumë, por kjo s’është diçka e keqe.

Madje, disa shenja zodiaku mund t’i konsiderojnë blerjet ekstravagante për sa kohë do ua lejojë llogaria bankare.

Pavarësisht shenjës, duhet të mbani mend disa data astrologjike nëse duhet të shpenzoni për diçka të veçantë. Më 8 korrik, Mërkuri bën një lidhje harmonike me Jupiterin dhe mund t’i përdorni paratë për diçka argëtuese por njëkohësisht të veproni në mënyrë të mirëmenduar e të përgjegjshme.

Kujdes me pamaturinë në mes të korrikut sepse Marsi kokëfortë përplaset me Uranin kaotik në shenjën e Demit që udhëheq luksin dhe kënaqësinë. Mund të merrni vendime shumë të nxituara financare kështu që më mirë kyçeni diku portofolin.

Me ardhjen e vjeshtës,  ka një lidhje të bukur Mërkur-Jupiter-Diell që sjell shumë fat e para për të gjitha shenjat në periudhën e mesit të tetorit. Disa prej tyre do të jenë të favorizuara që të shpenzojnë ca më shumë.

Demi

Jupiteri do të qëndrojë në sektorin e financave kështu që do të ketë më shumë të ardhura dhe si rrjedhojë, mund  të harxhoni më shumë para. Si shenjë që i pëlqen luksi dhe kënaqësia, asgjë tjetër s’do ta kënaqte më shumë një Dem sesa blerjet cilësore dhe të veçanta. Gjithsesi, sa kohë keni mundësinë mos ia kurseni vetes këtë kënaqësi, por gjithnjë me përgjegjshmëri. Jini të vëmendshëm me të ardhurat në mes të korrikut sepse do të keni maninë për blerje impulsive.

Peshorja

Jupiteri gjendet në shtëpinë e nëntë të aventurës, eksplorimit dhe udhëtimeve ndaj kjo është periudha kur Peshorja mund të shpenzojë për të gjitha këto apo për studime. Do të jetë diçka shumë shpërblyese për këtë vit, ndaj zgjedhja më e mirë është që të gjitha paratë t’i shpenzoni për përvoja dhe jo për gjëra materiale. Falë Saturnit strikt dhe serioz që do të jetë përgjatë gjithë vitit në sektorin e përgjegjësisë, do të jetë shumë e lehtë që Peshorja të ruajë ekuilibrin mes shpenzimeve dhe detyrimeve duke siguruar mirëqenien financiare.

Bricjapi

Bricjapi është një nga shenjat që është shumë e aftë në kursim, por ç’kuptim ka nëse nuk shpenzon diçka për veten? Si shenjë pragmatike, nuk i pëlqen të shpenzojë kot së koti por këtë vit, mund ta përballojë lehtësisht, sidomos në fund të verës kur mund t’i lejojnë vetes edhe më shumë. Nga data 4-29 gusht Bricjapi mund të shpenzojë para për një udhëtim ekzotik, por duhet të tregojë kujdes nga Mërkuri në prapavijë. Muajin pasardhës, Afërdita kalon në sektorin e karrierës dhe do të jetë e lehtë që të impresiononi kolegët apo të pësojë rritje page. Hëna e plotë më 19 gusht do të zhvillohet në sektorin financiar ndaj nëse keni ndërmend një investim apo blerje të veçantë, është momenti i duhur./tvklan.al