Ish-futbollisti i Kombëtares Ardian Aliaj ishte për herë të parë në koment me Alban Xhihanin gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci. Në një lidhje direkte nga Hamburgu për emisionin “Kampionët”, Aliaj dhe Alban Xhihani folën për emocionet e ndeshjes

“Në shtëpinë tonë jemi 50% me 50%, (bashkëshortja e tij është kroate), po fitoi Kroacia është mirë, po fitoi Shqipëria është mirë. Pas ndeshjes fola me familjarët dhe njerëzit e mi ishin më shumë me Shqipërinë pasi e panë që Kroacia vërtet që nuk ishte në formë. Kjo është Kroacia më e dobët që kam parë në 5 vitet e fundit. Shqipëria jonë mund të bëjë më mirë”.

Duhet më shume besim, na duhet dikush që të bëjë zgjedhje më të mirë në ndërrime, mbeta pak i zgjënjyer. Duhet të ishin bërë ndërrime të tjera në një lojë të tillë. Lojtarë që të sillnin më shumë forcë, më shumë shpejtësi, më shumë agresivitet për parpara dhe jo vetëm mbrapa. Trajneri ynë e mbylli ndeshjen në minutën e 70-të që për mua është absurde. Kroacia nuk ishtë mirë, po vuante, kështu që duhet të ishim më agresivë, ta kërkonim më shumë fitoren. Ne rastet i patëm, por mendoj se duhet të bënim më shumë. I kemi kualitetet të bëjmë më shumë. Pse mos të luajë Arbër Hoxha, Daku, Muçi, që kanë kualitet dhe besim. Manaj më pëlqeu, i fitoi disa duele”, tha Aliaj./tvklan.al