Agim Canaj zyrtarizohet si trajneri i ri i Vllaznisë. Prezantimi Canajt është bërë nga presidenti i i kuq e blinjve Valter Fushaj. Malazezi Haxhi Osmanovic pas përfundimit të kontratës në fundin e sezonit që sapo u mbyll ka shkëputur bashkëpunimin me Vllazninë.

Agim Canaj: “Parapëlqeva që një punë ta filloja nga fillimi për të arritur ato objektiva që ka klubi. Përshëndes dhe falënderoj presidencën më në krye zotin Valter, Vllaznia dhe spektatori i saj është mësuar që në qoftë se shkallët e stadiumit do të mbushen plot ajo është edhe oguri më i mirë. Në qoftë se ajo do të jetë e zbrazët atëherë gjërat pastaj nuk funksionojnë. Dëshira ime është që të rikthejmë gjithmonë besimin.”

Valter Fushaj: “Kur unë them që ekipi duhet të jetë në moshë të re që jetë i fortë për të përballuar qoftë kupat e Evropës qoftë kampionatin që është shumë i gjatë këto janë idetë.”

Puna e Agim Canës me Vllazninë do të fillojë me paraqitjen në kupën UEFA./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe