Anijet shqiptare dalin nga lista e zezë e porteve të Bashkimit Europian. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Portual Durrës. Vendimi është marrë pas përfundimit të punimeve të mbledhjes së 57-të e Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit.

Tashmë flamuri shqiptar ka dalë nga lista e zezë si rezultat i raportit pozitiv të inspektimeve dhe ndalimeve të anijeve me flamur shqiptar në portet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të paraqitet si anije pa risk të lartë lundrimor.

Klan News