Industria detare konsiderohet një prioritet për qeverinë shqiptare. Kështu garantoi zv kryeministrja Belinda Balluku gjatë një eventi të zhvilluar në Durrës nga Autoriteti Portual, ku foli për investimet të cilat janë në fokus aktualisht.

Belinda Balluku, zv.Kryeministre e Shqipërisë: Ne mbajmë portën e Korridorit Blu, atij që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Pra të gjitha këto japin një rëndësi të veçantë industrisë detare, i japin një rëndësi të veçantë çdo njërit prej jush që kontribuon sot në këtë investim, e cila sigurisht ka nevojë edhe për pjesë të tjera komplementare për tu bërë e plotë.

Ndër të tjera, zv kryeministrja Balluku njoftoi se për pak javë do hapet gara për portin e ri në Porto Romano.

Belinda Balluku, zv.Kryeministre e Shqipërisë: Vetëm pas pak javësh do të ketë hapjen e një gare ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në zonën e Porto Romanos, pak milje larg nga këtu ku jemi. I cili do të jetë port i të gjithë shqiptarëve dhe ballkanasve perëndimorë.

Ky event iu dedikua zhvillimit të mëtejshëm të sektorit, përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Klan News