Është një prej favoritëve për t’i shkuar deri në fund kampionatit Europian, me gjasa për të shfrytëzuar në maksimum brezin e saj të artë.

Me yje si Romelu Lukaku e Kevin de Bruyne “djajtë e kuq” janë në mesin e favoritëve për të fituar grupin E, me misionin që nis kundër Sllovakisë. Belgjika ishte ndër favoritët përpara Euro 2016 dhe Euro 2020, por mundi të arrinte vetëm në çerekfinalet e kompeticionit.

Por ata kanë mundësinë të ndërtojnë vrull pasi zbarkojnë në një grup të favorshëm, me Ukrainën dhe Rumaninë gjithashtu kundërshtarët e tyre në Grupin E.

Lukaku shënoi 14 gola në kualifikuese dhe do të kërkojë të bëjë sërish vendimtarin duke nisur nga takimi i Frankfurtit. Në krahun tjetër, Sllovakia bën performancën e tretë në një kampionat Europian dhe me një teknik si Calzona në stol synon të bëj paraqitje sa më pozitive në fushën e lojës. Sfida e orës 18:00 do të keni mundësi për ta ndjekur dhe përjetuar ekskluzivisht në ekranin e TV Klan Plus.

Klan News