Vetëm Spanja ka fituar tre ndeshje nga tre në fazën në grupe, ndërsa ekipet e tjera kombëtare të konsideruara si favoritë, si Anglia dhe Franca, nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë. E njëjta gjë vlen edhe për Azzurrit, të cilët siguruan kualifikimin në raundin e 16-të falë golit të Mattia Zaccagni-t kundër Kroacisë në minutën e 98-të.

Qendërmbrojtësi i Italisë, Alessandro Buongiorno tha se gjendja e  Francës dhe Anglisë e treguar në fazën e grupeve në këtë europian tregon se nuk ka ndeshje të lehta dhe se çdo kundërshtar është i ndërlikuar.

Buongiorno u pyet në konferencë për mediat dy ditë para ndeshjes me helvetët, nëse situata e Francës dhe Anglisë është një “ngushëllim” për italianët.

Buongiorno: Ne e dimë se nuk ka lojëra të lehta. Këto ndeshje na ndihmojnë të mos nënvlerësojmë asnjë kundërshtar dhe të luajmë çdo ndeshje në mënyrën më të mirë, sepse çdo kundërshtar është i ndërlikuar. Sigurisht me entuziazëm që nga fillimi i përgatitjes. Mundohem të jap maksimumin për ta bërë trajnerin të ketë dyshime për të zgjedhur lojtarët qëë do të luajnë. Jam përgatitur në maksimum për të qenë gati. Zvicra është një ekip i fortë. Ata luajnë futboll të mirë, sulmojnë në gjerësi dhe mund të mbështeten te lojtarët e shpejtë. Me siguri, nuk do të jetë e lehtë. Ne po mundohemi ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë. Ne duam të dominojmë dhe t’i bllokojmë ato taktikisht dhe me siguri do të jemi gati ta bëjmë këtë. Nga këndvështrimi ynë, sigurisht që është një lojë e vështirë kundër lojtarëve tyre. Do të jetë sfiduese dhe ne nuk duhet t’i nënvlerësojmë ata

Çfarë e ka habitur Buongiorno-n te Italia e Spalletti-t?

Buongiorno: Me siguri dëshira e tij për të na bërë të kuptojmë idetë e tij. Ai është shumë i fokusuar në çdo stërvitje dhe në çdo gjë që bëjmë. Ai është gjithashtu shumë i fokusuar tek taktikat. Si të mposhtim presingun e kundërshtarëve dhe si duhet të presim. Ajo që thotë ai më ka lejuar të përmirësohem si lojtar. Kjo më befasoi sepse ai mund të na bëjë të rritemi si individualisht dhe si ekip.