Gjeorgjia shkroi historinë në Europian, duke kaluar grupet, për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e 1/8-ve.

Tashmë, përballë i pret një kundërshtar shumë i vështirë, siç është Spanja, kombëtare që shihet edhe si favoritë për të fituar turneun.

Këtë e pranoi edhe portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, i cili deklaroi se ekipi duhet të luftojë sa më shumë në fushën e lojës.

Mamardashvili, zgjodhi edhe një mënyrë të veçantë për të karikuar një nga shokët e skuadrës, duke thënë se Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë kombëtarja e Spanjës.

“Për mua Spanja është favoritja e madhe për fitimin e Europianit. Ne jemi një vend i vogël, por me një zemër të madhe. Duhet të luftojmë sa më shumë në fushë. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë kombëtarja e Spanjës bashkë.”, deklaroi Mamarashvili.

/tvklan.al