Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, mendon se “Topi i Artë” duhet të fitohet nga mesfushori Rodri.

Tekniku i iberikëve foli me superlativa për futbollistin e tij, të cilin e quajti si më të mirin në botë.

“Rodri duhet të jetë fituesi i Topit të Artë. Jepjani atij, ju lutem! Ai është thjesht futbollisti më i mirë në botë”, tha De La Fuente pas fitimit të Europianit.

Rodri ishte një pikë kyçe e Spanjës në Euro 2024, aty ku shpesh herë u shfaq vendimtar në prapavijë, por edhe në sulm.

Mesfushori prej disa vitesh, është kthyer në lojtar shumë të rëndësishëm edhe për Manchester City, me “qytetarët” që në mungesë të spanjollit, shpesh herë kanë shfaqur probleme dhe e kanë pasur të vështirë për të marrë rezultat.

Ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024, do të mbahet më 28 tetor dhe ende nuk ka një favorit absolut për ta marrë si çmim. /tvklan.al