Ky është momenti kur Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia hipën në makinë për tu dorëzuar në policinë e Fierit. 

23-vjeçari mësohet se ka pranuar të dorëzohet në polici pas negociatave të kryera nga babai dhe daja i tij, së bashku me forcat speciale të RENEA-s.

Ai dyshohej se fshihej në fshatin Dërmenas, aty ku policia ushtronte dhe kontrolle. Familjarët e kanë dorëzuar me makinë pranë autoriteteve.

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 Maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Efektivi i policisë ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën për shkëmbimin në rrugë të makinave. Gjatë debatit Mërnica nxori pistoletën që e mbante me vete duke vrarë punonjësin e Policisë së Shtetit.

Pas kapjes së vrasësit të efektyivit të policisë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Balla ka ritheksuar se kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, nuk mund t’i shmanget dot kurrë ndëshkimit.

Klan News