Përflitej prej ditësh dhe më në fund është konkretizuar. Simon Simoni do të jetë pjesë e Ingolstadt në Ligën e tretë gjermane. Portieri i kombëtares shqiptare do luaj si i huazuar nga Eintrakti i Frankfurtit tek kjo skuadër, duke bërë kështu hapin e radhës në karrierë.

Lojtari i përfaqësueses së 21-vjeçarëve, i grumbulluar me kombëtaren kuqezi në Euro2024, por i lënë jashtë listës së dorëzuar në UEFA do të kërkojë të marrë më shumë minuta tek një skuadër me tepër histori në futbollin gjerman.

Simon Simoni luajti si i huazuar edhe në sezonin që kaloi, duke luajtur në total 22 ndeshje në Ligën Jugperëndimore, për të mbajtur të paprekur portën në 9 raste. 19-vjeçari firmosi me Eintraktin e Frankfurtit deri në vitin 2027 sezonin e shkuar nga skuadra kryeqytetase, Dinamo City.

Klan News