Në kërkim të kualifikimin në raundin e të 16-ve, Anglia do të ndeshet me Danimarkën në Frankfurt.

Të dyja kombëtaret ndeshen për herë të parë që nga gjysmëfinalet e Euro 2020, kur ‘Tre Luanët’ përmbysën danezët 2-1 në “Uembli”.

E pozicionuar në vend të 21 në renditjen FIFA, Danimarka është kthyer në një ekip të vështirë për t’u mposhtur në muajt e fundit, ndërsa kanë humbur vetëm 1 nga 13 takimet e fundit ndërkombëtare që nga Marsi 2023.

Fituesit e Euro 2022 kanë fituar vetëm 4 nga 22 takimet e mëparshme me Anglinë dhe nëse nuk arrijnë të marrin pikë të plota, kjo do të rrezikojë që të mos kualifikohen për herë të dytë radhazi në një turne madhor, pasi dështuan në Botërorin Katar 2022.

Ndërsa Xhud Bellingam do të kërkojë që t’i japë ‘Tre Luanëve’ një tjetër sukses në këtë event.

Ekipi i Southgate është i pari që arrin të mbajë portën e paprekur në pesë ndeshje radhazi në një kampionat Europian, ndërsa ata nuk janë mposhtur në fazën e grupeve që nga Euro 2004 kundër Francës.

Anglia synon fitoren e dytë, por trajneri Southgate e di se kundër danezëve nuk do të jetë një sipërmarrje e lehtë.

Klan News