Fedrata Spanjolle e futbollit e ka gati dhuratën për trajnerin Luis de la Fuente përpara finales së Euro 2024 kundër Anglisë.

Bordi drejtues është shumë i kënaqur me punën e bërë nga 63-vjeçari e dëshiron që bashkëpunimi të vazhdojë deri në Kupën e Botës 2026.

Por në kontratë do të jetë edhe opsioni për ta zgjatur bashkëpunimin deri në Euro 2028, raporton spanjollja “AS”.

Edhe pagesa do të trefishohet me teknikun spanjoll që paguhet 600 mijë Euro. Institucioni spanjoll i futbollit do t’ia bëjë të ditur vendimin De la Fuentes para se sa finalja të luhet. Por negociatat do të nisin në përfundim të Kampionatit Europian.

Ecuria e “La Roja” në këtë Europian ka qenë mjaft e mirë me ekipin që ka vendosur rekord unik me 6 fitore radhazi të marra. Ndërsa De la Fuente do të paguhet 1.8 mln Euro në vit, Spanja ka përfituar deri më tani rreth 23 mln Euro në këtë kompeticion.

Nëse arrin të ngrejë trofeun, atëherë UEFA do ta shpërblejë me 28.5 mln Euro. Në bazë të akordit mes federatës dhe lojtarëve, 12 mln Euro do të jepen shpërblim për futbollsitët dhe stafin teknik.

Klan News