Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, analizoi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, humbjen e Kombëtares shqiptare ndaj Italisë.

Sipas tij, lojtarët e Italisë, ishin më të freskët në veprimet në fushë, për shkak se kanë pasur më shumë minuta gjatë sezonit.

Bushi u shpreh se Shqipëria mund të mposhtë kombëtare si Maqedonia, Finlanda apo Norvegjia, ndërsa Italia është nivel tjetër.

“Kisha shumë besim se energjia e tifozëve, do i bënte lojtarët që të jepnin më shumë. Të shikojmë lojën tjetër.

Mendoj se ekipi i Shqipërisë është aty, por e vuri ne presion Italia. Lojtarët italianë kanë më shumë minuta se shqiptarët, kjo u pa edhe në fushë. Ishin më të freskët.  Këto ekipe mund t’i godasësh. Ne jemi me ekipe si Maqedonia, Finlanda dhe Norvegjia. Të mundësh Italinë, është diçka e madhe. Kemi marrë shumë nga kjo ndeshje, para sfidës me Kroacinë.”, deklaroi Bushi./ tvklan.al