“Shqiptarët mendohet që kanë shpenzuar 18 milionë Euro në 1 ditë të vetme në 15 Qershor në Dortmund të Gjermanisë për ndeshjen Itali-Shqipëri”, kështu është shprehur gazetari Blendi Fevziu në një postim në rrjetin social “Instagram”.

Megjithatë, Fevziu shprehet se mendohet që të pranishëm në Dortmund kanë qenë rreth 80 mijë tifozë shqiptarë në mbështetje të Kombëtares, që e çon në këtë mënyrë shifrën e shpenzimeve në rreth 28 milionë Euro.

Ndërkohë, tifozët italianë, të cilët kanë qenë dukshëm më të pakët në numër, mendohet të kenë shpenzuar 7.5 milionë Euro më 15 Qershor në Dortmund.

Blendi Fevziu: Shqiptarët mendohet që kanë shpenzuar midis 18 dhe 28 milionë Euro në 1 ditë të vetme në 15 Qershor në Dortmund të Gjermanisë për ndeshjen Itali-Shqipëri. Rreth 51 mijë shqiptarë janë regjistruar në Dortmund për ndeshjen dhe me një shpenzim prej 350 Eurosh që konsiderohet si shpenzimi mesatar ditor i një tifozi në Euro 2024, mendohet që të kenë shpenzuar rreth 18 milionë Euro, kundrejt 7.5 milionë Euro të italianëve, të cilët kanë qenë dukshëm inferiorë në numër në Dortmund.

Por sipas policisë gjermane, numri i tifozëve shqiptarë në stadium dhe në qytet i ka kaluar të 80 mijë vetët që e çon shifrën e shpenzimit, duke i shumëzuar me 350 Euro, mbi 28 milionë Euro. Natyrisht që në këtë shpenzim nuk përfshihet bileta e stadiumit, nuk përfshihet transporti nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet evropiane drejt Dortmundit. Pra në një ditë të vetme, shqiptarët mund të kenë shpenzuar deri në 28, ndoshta dhe më shumë milionë Euro për ndeshjen Itali-Shqipëri.


/tvklan.al