Polonia kreu përgatitjet e fundit për takimin kundër Austrisë. Skuadra e drejtuar nga Mikal Probierz do të kërkojë fitoren e parë në Grupin D në këtë kampionat europian. Por edhe përfaqësuesja austriake e drejtuar nga Ralf Rangnik kërkon suksesin e parë. Trajner polak flet për përballjen e radhës në “Olympiastadion” të Berlinit.

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje agresive. Do të jetë e ngashme me atë kundër Uellsit. Shumë njerëz ishin në dyshim nëse ne e përballonim këtë agresivitet dhe ua treguam se i’a dalim. Mund t’i bëjmë ballë e ta menaxhojmë. Duam të luajmë futboll e mund t’u tregojmë se mund ta bëjmë. Kemi lojtarët që kanë cilësitë për ta arritur këtë.”

Shpresat e Polonisë janë të mëdha që në këtë përballje të jetë edhe kapiteni i ekipit, sulmuesi Robert Levandovski. Edhe tek Austria ka pozititivitet përpara takimit. Ekipi u mund nga Franca pas shtatë përballjesh radhazi.

Trajneri Ragnik pret që në fushë të jetë edhe Levandovski, ndërsa e bëri të qartë se skuadra e tij nuk do të ndryshojë vetëm për shkak të sulmuesit të Barcelonës.

Kombëtaret janë përballur vetëm dy herë në 16 vite në kualifikueset e Euro 2020, ku një sfidë u mbyll në barazim, e në tjetrën fituan polakët minimalisht.

Klan News