3 ndeshje të finaleve të Euro 2024 luhen sot. Dita u çel me sfidën e grupit D, Poloni – Holandë në orën 15:00 në Hamburg.

Kundërshtari i Shqipërisë në fushatën kualifikuese do të luajë me një nga ekipet më të fortë të turneut.

Në orën 18:00 do të jetë radha e përballjes së Grupit C mes Sllovenisë dhe Danimarkës në Shtutgart.

Dita do të kulmojë me takimin e orës 21:00 në Gelshenkirshen. Serbia do të sfidojë një nga favoritët e Euro 2024 Anglinë. Këto takime do t’i ndiqni në Klan dhe Klan Plus.

Tv Klan