Spanjë-Francë do të jetë një nga ndeshjet më interesante në historinë e finaleve të Europianit. Vetë historia me 36 përballje mes tyre ngjall interes për sfidën e 9 Korrikut. Dy kombëtaret janë ndeshur 6 herë në finalet e Europianit dhe Franca ka bilanc më të mirë me 4 fitore, por kësaj radhe gjërat ndryshojnë.

Spanja vjen si skuadra me paraqitjen më të mirë të të gjithë skuadrës, veçanërisht me fazën sulmuese. Ekipi i De La Fuente i ka fituar të 5 ndeshjet e para të Europianit. Asnjë skuadër më parë nuk ka mundur të fitojë 6 takime gjatë finaleve, apo 6 ndeshje radhazi. Spanjollët do të përpiqen të shkruajnë historinë.  

Një lojtar do të ndiqet veçanërisht nga afër është Lamine Yamal. Ai u tregua i pakapshëm në krahun e tij, duke krijuar jo pak por 14 raste. Ky është një rekord për një lojtar të ri gjatë një Europianit dhe Botërorit. Por sa i aftë do të jetë ai përballë mbrojtjes franceze?

Lojtarë si Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Rafael Leao, Memphis Depay, Cody Gakpo, Romelu Lukaku, e disa të tjerë janë asgjësuar nga prapavija franceze. Deschamps dhe lojtarët e tjerë janë të sigurtë edhe për faktin se në portë është Mike Maignan, i cili ka 94% rekordin e pritjeve në finalet e Europianit.

Forma e 29-vjeçarit ka bërë që skuadra e tij të shkojë në gjysmëfinale, madje pa asnjë gol të shënuar me aksion. Ai ka bërë gjashtëmbëdhjetë pritje që nga fillimi i kompeticionit duke u bërë një nga portierët që ka shmangur më së shumti gola që nga fillimi i këtij kampionati europian, më mirë vetëm Giorgi Mamardashvili i Gjeorgjisë.

Tv Klan