Kur Jude Bellingham shënoi golin e tij në ndeshjen e parë të Anglisë për Euro 2024, ai festoi duke mbështetur njërin gju në fushë dhe mbuluar fytyrën. Këtë lloj veprimi e bëri bashkë me shokun e tij të skuadrës Trent Alexander-Arnold. 20 vjeçari ishte protagonist në përballjen me Serbinë, por edhe gjesti mori vëmendjen e të gjitha mediave.

Cili është kuptimi?

“Kur ne luajmë Wolf, një nga fotografët e skuadrës së Anglisë mbulon fytyrën kur nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Kështu që ajo ishte një festë e vogël e tufës së ujqërve“, është shprehur Bellingham.

Wolf ose Werewolf është një lojë me letra në të cilën marrin pjesë të paktën 7 persona. Secili prej tyre merr rolet përkatëse, që nga “fshatarët” e deri te “ujqërit”.

Loja ka në fokus ujqërit që përpiqen të hanë fshatarët pa u kapur dhe këta të fundit të mbijetojnë, duke tentuar gjuetinë e ujqërve. Luhet me disa raunde, e secili raund ka dy faza, ditën dhe natën.

Starton me fazën e natës, një nga lojtarët zgjedh të bëjë “moderatorin” duke pyetur ujqërit se cilin do zgjedhin për “prenë e tyre”.

Ka edhe një doktor në lojë si dhe një vëzhgues i cili përpiqet të gjejë cili është ujku. Gjatë fazës së ditës, lojtarët diskutojnë aludimet se cilët lojtarë mund të jenë ujqërit, bëjnë dhe votimin.

Lojtari që merr më shumë vota vritet dhe nis sërish faza e natës. Duket si loja e famshme “The Traitors”.

Nuk na e kishte marrë mendja, por sapo zbuluam që mesfushori i Real Madridit Bellingham përveçse shënon gola fantastikë, është i paparë dhe në këtë lojë me letra.

E.D/tvklan.al