Ukraina mundi 2-1 me përmbysje Sllovakinë në sfidën e dytë të Europianit në Grupin E, e transmetuar në Tv Klan. Një rezultat që e le çështjen e kualifikimit të hapur. Sllovakët që befasuan në takimin e parë duke fituar 1-0 me një skuadër të fortë si Belgjika shënuan pas 17 minutave me Schranz.

Kjo krijoi përshtypjen se do të merrnin një tjetër 3 pikësh që do të vendoste kalimin në turin tjetër. Por pas pushimit ritmi i Sllovakisë ra dhe Ukraina tregoi se nuk dorëzohet lehtë.

Shaparenko, i cili u përzgjodh edhe lojtari i ndeshjes realizoi në të 54’. Goli i fitores u shënua nga zëvendësuesi Yaremchuk në minutën e 80’. Të shtunën do të jetë radha e takimit tjetër të Grupit E, Belgjikë-Rumani.

Tv Klan