Shqipëria u largua nga Euro 2024, por jo bëmat që kanë lënë kuqezinjtë në këtë event.

UEFA ka publikuar driblimet më mbresëlënëse të fazës së grupeve, ku nuk mund të mungonte një lojtar kuqezi.

Në fushë u dallua Kristjan Asllani, i cili ndaj Spanjs tregoi aftësitë e tij më të mira.

Institucioni i futbollit ka vënë në pah momentin kur mesfushori 22-vjeçar shmangu me mjeshtëri spanjollin Alehandro Baena Rodriguez në çastet e fundit të sfidës.

Edhe pse Baena kishte pak minuta që ishte aktivizuar si zëvendësues e ishte më i freskët, Asllani e kaloi me mjeshtëri.

22- vjeçari u aktivizua në të 3 ndeshjet e Shqipërisë në grupet e Euro 2024, ku regjistroi 5 driblime dhe luajti në total 270 minuta.

Por në driblimet më speciale nuk mungoi as Lamien Jamal, i cili kaloi mes dy kuqezinjve, Mario Mitaj dhe Berat Gjimshiti.

Nuk mungoi as De Bruyne apo gjermani Musiala.

Klan News